Pas vendosjes së barrikadave nga serbët në veri, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka kërkesë nga Qeveria e Kosovës
Pas kësaj kërkese të tij është deklaruar kryeministri Albin Kurti, duke thënë se reciprociteti shtyhet nëse serbët heqin të gjitha barrikadat.
Pas kësaj tërheqje të Qeverisë nga vendimi për reciprocitet për 30 ditë, ka reaguar analisti Nexhmendin Spahiu duke e quajtur këtë veprim poshtrim ndaj Kosovës, raporton Veriu.info.
Postimi i Nexhmedin Spahiut:
Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës.
Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti.
Është më I madh sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara.
Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë. Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier.
Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare.












