Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analiza e CNN: Trump po i afrohet një tjetër “lufte të pafundme” amerikane në Iran

19/07/2026 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë shkurtime miliarda dollarëshe të ndihmës së huaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është masa më ekstreme e ndëshkimit. Por, disi, për presidentin Donald Trump – i cili dikur synonte të fitonte një Çmim Nobel për Paqen duke i dhënë fund luftërave – përdorimi i forcës ushtarake është shndërruar në një mjet të zakonshëm, një lloj presioni në prapaskenë për ta shtyrë Iranin drejt diplomacisë.

Vendosja në veprim e makinerisë më të madhe ushtarake në histori është përgjegjësia më serioze me të cilën përballet komandanti i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Edhe pse Pentagoni ka kufizuar informacionin publik mbi viktimat amerikane dhe dëmet në objektet e tij, por rreziku dhe pasojat e tyre mbeten reale. Që nga fillimi i valës së fundit të sulmeve dhe kundërsulmeve, dhjetëra iranianë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë vrarë që nga shkurti.

Normalizimi i dhunës, në vetvete, duhet të jetë një vijë e kuqe, dhe rifillimi i saj apo kërcënimi me përdorimin e saj nuk duhet të reduktohet në një koment të rastësishëm. Qasja jokonvencionale e administratës Trump mund të sjellë përfitime reale – ndoshta edhe të paqëllimshme – dhe mënyra e veprimit të presidentit është padyshim e pazakontë, shkruan CNN në një analizë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ndërsa dështimi i memorandumit të mirëkuptimit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe armëpushimi i lidhur me të duket i pamundur të ruhet, Trump flet për “shkatërrimin” e Iranit thuajse si kalimthi, si një nga shumë temat që prek gjatë bisedave me gazetarët. Ky është një moment i ndërlikuar, në mos shqetësues, si për përdorimin etik të forcës, ashtu edhe për zbatimin praktik të saj si mjet parandalues.

Vetë natyra e sulmeve me të cilat kërcënohet gërryen normat e sjelljes amerikane që dikur përbënin një nga pikat më të forta të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht kritikave ndaj politikës së jashtme amerikane gjatë dekadave të fundit, të paktën në dukje, SHBA-ja përpiqej t’u përmbahej rregullave të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe e paraqiste përdorimin e forcës si zgjidhjen e fundit.

Në vend të kësaj, Trump flet për shkatërrimin e infrastrukturës së Iranit – duke goditur ura dhe centrale elektrike. Sipas studiuesve të së drejtës dhe juristëve, kjo është e paligjshme dhe përbën një krim lufte, shkruan CNN.

Mbështetësit e Trumpit mund të argumentojnë se këto përkufizime janë të vjetruara dhe se vitet e fundit janë krijuar precedentë që e kanë bërë fushëbetejën shumë më të pamëshirshme. Megjithatë, në letër, rregullat mbeten të njëjta, dhe kjo për arsye të forta. Trump, nga ana tjetër, flet me lehtësi për shpërfilljen e tyre. Kur presidenti rus Vladimir Putin godet objektiva të këtij lloji në Ukrainë, Perëndimi reagon me indinjatë të justifikuar.

Për dekada me radhë, përmbajtja e dukshme e Shteteve të Bashkuara në përdorimin e forcës ndihmoi në ruajtjen e fuqisë frenuese të Pentagonit. SHBA-ja zhvilloi shumë luftëra, por gjithmonë përpiqej t’i shpjegonte arsyet e përdorimit të forcës. Mandati i dytë i Trumpit, në mënyrë të pazakontë, ka hyrë në një territor që paraardhësit e tij do ta kishin shmangur për arsye parimore.

Rrëmbimi i Nicolás Maduro-s, atëherë president i Venezuelës, ishte një operacion i guximshëm dhe me rrezik të lartë, i cili me kalimin e kohës ka dhënë rezultate, pasi Karakasi është bërë më miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai theu dy parime themelore: normën ndërkombëtare që ndalon rrëmbimin e një kreu shteti në detyrë nga kryeqyteti i vendit të tij vetëm sepse nuk pajtohesh me të; dhe fasadën paqësore që Trump kishte ndërtuar gjatë një viti përpjekjesh për t’u dhënë fund luftërave që kishte trashëguar – shpesh me metoda jokonvencionale dhe pa sukses – veçanërisht në rastin e Ukrainës.

Sa i përket Iranit, Trump tani duket se po hyn në periudhën para zgjedhjeve afatmesme me luftën e tij të zgjedhur, një konflikt që rrezikon të zgjasë pafundësisht – një version më i kufizuar i një “lufte pa fund”.

Bëhet fjalë për një konflikt me arsye të paqarta, objektiva që ndryshojnë vazhdimisht dhe mbështetje të brendshme në rënie, kundër një kundërshtari që ka treguar më shumë fokus dhe qëndrueshmëri.

Kushtet e armëpushimit ishin aq të paqarta, sa pothuajse i nxitën fraksionet radikale iraniane t’i shkelnin ato. Marrëveshja parashikonte që Irani të hiqte dorë nga diçka që vetë pretendonte se as nuk e zotëronte dhe as nuk synonte ta zhvillonte – një program për armë bërthamore. Në këmbim, Teheranit iu ofrua mundësia e lehtësimit të sanksioneve me vlerë potencialisht miliarda dollarë, thjesht për t’u rikthyer afërsisht në pozitën ku pretendonte se ndodhej në muajin shkurt.

Irani është dobësuar nga mbi 13 mijë sulme, por ka mbijetuar dhe është riorganizuar, në vend që të pësonte një goditje fatale. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara duket se po hasin më shumë vështirësi në rimbushjen e rezervave të municioneve sesa Irani në zëvendësimin e gjeneralëve të tij.

Ky është problemi thelbësor i fuqisë ushtarake që nuk përdoret plotësisht. Ajo zbulon deri ku është e gatshme të shkojë pala që e zotëron atë fuqi dhe nxjerr në pah hendekun mes kapaciteteve të saj ushtarake dhe vendosmërisë për t’i përdorur ato.

Termi “Luftë e Përjetshme” (Forever Ëar) u krijua për të përshkruar luftën në Afganistan, ku fuqia e lavdëruar ushtarake, financiare dhe logjistike e Shteteve të Bashkuara u përball me kufijtë e qëndrueshmërisë së vet dhe me mungesën e gatishmërisë për të vazhduar një konflikt të largët. SHBA-ja mund të kishte bërë më shumë, por zgjodhi të mos e bënte, edhe pse misioni në Afganistan kishte si objektiv hakmarrjen për sulmet e 11 Shtatorit dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Irani paraqet një sfidë ndryshe. Në asnjë moment presidenti Donald Trump nuk i ka shpjeguar publikut amerikan pse kjo luftë është një domosdoshmëri ekzistenciale. Për të, ajo duket si një “luftë Coke Zero” – një konflikt që ai mendon se mund ta konsumojë pa pasur pasoja, sikur të pinte një kanaçe pijeje pa kalori.

Trump duket se thjesht vendosi të hynte në luftë, i bindur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se ishte krijuar një moment i favorshëm. Ai nuk kishte një plan për atë që do të ndodhte nëse regjimi iranian do të rrëzohej, as për muajin pas bombardimeve të para, madje as për dy javët që do të pasonin. Mënyra e rastësishme me të cilën nisi ky konflikt shpjegon edhe mënyrën se si ai po vazhdon.

Mesazhi që kjo situatë u dërgon kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara është i qartë, si në Moskë dhe Pekin, ashtu edhe kudo tjetër ku mund të gjendet e njëjta mendësi e ngushtë me të cilën Trump e nisi këtë konflikt. Humbjet e përnatshme të jetëve njerëzore në Iran janë, në vetvete, të tmerrshme, sidomos kur trajtohen me indiferencë. (Gjatë sulmeve ndaj Bagdadit në vitin 2003, edhe gjeneralë të koalicionit shprehën keqardhjen për mënyrën se si kundërshtari i tyre, shumë më pak i pajisur, po goditej me një forcë kaq shkatërruese.)

Qëndrueshmëria e Iranit përballë konfliktit po ofron një tjetër shembull të kufijve të fuqisë amerikane. Trump mund të kërcënojë me një ndërhyrje tokësore për të marrë nën kontroll ishuj strategjikë ose me përshkallëzim të mëtejshëm të fushatës ajrore. Megjithatë, premtimet për më shumë dhunë humbasin besueshmërinë sa herë që rezultojnë të jenë vetëm kërcënime boshe, vazhdon CNN.

Ekzistojnë dy faktorë kryesorë që kufizojnë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta përshkallëzuar konfliktin. I pari është çmimi i naftës, i cili duket se po i afrohet një krize të re, ndërsa rezervat po pakësohen. Ai do të mbetet gjithmonë një faktor shumë i dukshëm, shpesh i parashikueshëm, por njëkohësisht jashtëzakonisht i paqëndrueshëm, që kufizon veprimet e SHBA-së.

Faktori i dytë është rënia e ndjeshme e popullaritetit të vetë Trumpit. Për një president 80-vjeçar në mandatin e dytë, kjo mund të mos ketë aq shumë rëndësi sa lënia e një ekonomie në gjendje të qëndrueshme për pasardhësin që ai mbështet. Megjithatë, zgjedhjet afatmesme mund të kenë pasoja të ndjeshme politike.

Regjimi radikal i Iranit arrin një lloj fitoreje thjesht duke qëndruar në këmbë dhe duke mbijetuar. Në janar ai përballej me pakënaqësi të mëdha popullore. Nuk ka gjasa të jetë bërë më popullor që atëherë, por as nuk është lëkundur dhe as nuk është rrëzuar përballë këtij presioni shtesë. Talebanët në Afganistan dhe kryengritësit në Irak i sfiduan Shtetet e Bashkuara me bomba artizanale në anë të rrugëve dhe me këmbëngulje të palëkundur. Por ata nuk ishin një shtet sovran. Ajo që po arrin Irani ka pasoja më të gjera gjeopolitike për perceptimin e fuqisë dhe vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara.

Irani ka arritur ta mbajë funksional regjimin e tij, pavarësisht një fushate vrasjesh të targetuara në shkallë të gjerë gjatë vitit të kaluar. Njëkohësisht, e ka shtyrë fuqinë më të madhe ushtarake në botë të përdorë forcën e armatosur, me shpresën se kjo do ta detyronte Teheranin të rikthehej në tryezën e negociatave, për të diskutuar në fund një kthim afërsisht në gjendjen që ekzistonte në muajin shkurt. Kjo përfaqëson në mënyrë domethënëse aventurizmin dhe qasjen e pamenduar të politikës amerikane, ndërsa pasojat e saj për dekadat e ardhshme po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Shkurt, nëse i nis luftërat me lehtësi, sikur të mos të interesojnë shumë, edhe kundërshtari yt do të arrijë në përfundimin se po aq pak rëndësi i kushton edhe rezultatit të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme
27/11/2026 - 21:01

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e...

Më shumëDetails

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon
27/11/2026 - 20:43

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 20:12

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, pasi në...

Më shumëDetails

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit
27/11/2026 - 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave për anëtarësim është...

Më shumëDetails

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut
27/11/2026 - 18:52

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim...

Më shumëDetails

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë