
Shenoll Muharremi, njohës i rrethanave politike vlerëson se Albin Kurti po e përdor një strategji për të rënë në opozitë.
Ai thotë se sipas një analize që e ka bërë, nëse VV tkurret nga niveli i 2021 por rritet nga baza, atëherë sipas tij kjo parti shkon drejt 300 mijë votave.
“Graviteti po e tërheq LVV-në drejt realitetit dhe bazës së saj, pasi viti 2021 ishte diçka e jashtëzakonshme, jo reale, e paqëndrueshme”, ka shkruar Muharremi.
Sipas tij, një mesatare mes 2021 dhe 2019, apo një rezultat që e korrigjon nga zgjedhjet e fundit, por ende pasqyron dominimin dhe rritjen e tyre nga viti 2019, nënkupton që LVV do të ketë rreth 330 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Me skenarin e 830 mijë votave dalje, kjo nënkupton rreth 38% të votave dhe 43 vende në Kuvendin e Kosovës. LVV-së i duhen minimum 46% të votave dhe 50 deputet për të formuar qeverinë në koalicion me një grup të pakicave”, ka shkruar ai.











