Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anatomia e fotografisë: VV-ja kënaqet muhabet me Abelardin e PDK-së – çka na thotë kjo pamje?

24/05/2024 - 21:55
në Lajme
A A
Anatomia e fotografisë: VV-ja kënaqet muhabet me Abelardin e PDK-së – çka na thotë kjo pamje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është mbajtur, ndonëse krejt shkurtimisht, seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej një rezolutë e propozuar nga AAK-ja dhe e ndihmuar nga PDK-ja e LDK-ja rrhet qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, ajo dështoi për shkak të mungesës së deputetëve në seancë, përkundër që deputetët e paktë të pranishëm pritën për 40 minuta ardhjen e kolegëve të tyre.

Përtej dështimit të seancën, në Kuvendin e Kosovës sot u panë disa pamje simptomatike. Këto pamje janë të pazakonta, rrjedhimisht të jashtëzakonshme – do të mund të shkruante Kurti në një përpjekje për të shpjeguar pamjet që do t’i përshkruajmë pak më poshtë.

Në këtë seancë të shkurtër është parë një qetësi në mes të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ata nuk janë përplasur me njëri-tjetrin, përkundrazi. Në ajër mund të vërehej një nisje e dashurisë politike. Darka e Kurtit me Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së, duket të mos ketë qenë “darka e gabuar”.

Sot gjatë seancës, dy ministra dhe dy deputetë të VV-së u panë në një muhabet të ngrohtë me Abelard Tahirin, shef i grupit parlamentar të PDK-së. Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, të dy ministra në Qeverinë Kurti, u përshëndetën me Tahirin, me të cilin herë pas herë kanë pasur akuza e kundërakuza të rrepta.

Përveç dy ministrave, prezentë në këto “muhabet kuvendor” ishin edhe dy deputetë të VV-së. Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, u përfshinë në llafin grupor me Abelardin e PDK-së.

Kjo foto na tregon përafrimin politik të VV-së me PDK-në, një temë e përfolur shumë gjatë ditëve të fundit, si pasojë e takimit mes Kurtit dhe Krasniqit, ku prezent ishte edhe Tahiri e Kusari-Lila. Pra nga një pamje kozmike, fotoja është testament vizual i afrimit në mes VV-së dhe PDK-së. Gjakrat janë relaksuar, ashtu siç ka rënë edhe intesiteti i kritikave mes këtyre dy partive.

Përveç kësaj pamje, ishte edhe një pamje më në qoshe të kësaj ngjarjeje të madhe. Gjatë kohës sa katër eksponentë të VV-së kënaqeshin muhabet me Tahirin e PDK-së, Hisen Berisha, deputet i PDK-së, fliste gjerë e gjatë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Nuk dihet nëse Tahiri vazhdon të jetë “deputeti me shurdhuese” për VV-në, përfshirë Kurtin dhe ministren Haxhiu. Megjithatë, Tahiri e ritheksoi nevojën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

“Duhet t’i hapet rruga zgjedhjeve qoftë me 30 qershor, qoftë më 7 korrik. Dita e enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, ose më 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë dakordim për shpërndarjen e Kuvendit, e hupim mundësinë për zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik. Rezultatet e krejt këtij procesi, do t’ua komunikojë ditët në vijim kryetari i PDK-së. Nuk kemi heq dorë, po punojmë” –ka deklaruar .

Ndërsa Kusari-Lila u pajtua se Kuvendi mund të shkarkohet vetëm me vullnetin e grupeve parlamentare.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deptuetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë… Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit” – tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë