Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Anëtarësimi i Kosovës në BE’, Fetoshi: Për shkak të procesit të dialogut, Kosova është në fazën fillestare!

15/10/2024 - 18:50
në Lajme
A A
‘Anëtarësimi i Kosovës në BE’, Fetoshi: Për shkak të procesit të dialogut, Kosova është në fazën fillestare!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian gjatë ditës së sotme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme e vlerësoi si historik këtë moment.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”, tha Rama.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, tha se Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën më të rëndësishme të integrimit evropian.

Fetoshi në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” u shpreh ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, sepse efektet e dinamikës së re do të ndjehen në të gjithë rajonin.

Ndërsa sa i përket Kosovës, Fetoshi, tha se për shkak të ngecjes në procesin e dialogut Kosova është në fazën fillestare.

“Me hapjen e kapitujve të parë, Shqipëria, ka hyrë në fazën më të rëndësishme të integrimit europian, kohëzgjatja e të cilës do të varet kryesisht nga përkushtimi për përmbushjen e standardeve. Ky është një moment tejet i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, sepse efektet e dinamikës së re do të ndjehen nga të gjithë në rajon. Për shkak të ngecjes së dialogut me Serbinë, Kosova për fat të keq është ende në fazën fillestare, ende nuk e ka marrë statusin e kandidatit, ndonëse janë bërë përparime në përmbushjen e reformës europiane” tha Fetoshi për “Gazeta Blic”.

Profesori, Fetoshi, tha se për Kosovën dhe Serbinë procesi tashmë është i kushtëzuar edhe me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Ai tha se rruga evropiane e të dy shteteve (Kosovë-Serbi) kalon nga normalizimi.

“Për Kosovën dhe Serbinë procesi tashmë është i kushtëzuar edhe me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, e kjo do të thotë se rruga europiane e të dyjave kalon nga normalizimi. Pra, sa më shpejt që Serbia detyrohet ta pranojë realitetin e ri me Kosovën e pavarur, aq më shpejt do të mund të lëvizim drejt anëtarësimit në BE” tha Fetoshi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë u mirëprit nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili tha se mbush me shpresë shqitarët për realizimin “e ëndrrës së kahershme ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’”.

Shqipërinë e ka uruar edhe presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike të rajonit duhet të vazhdojnë të bëjnë përparim në rrugën evropiane “që është thelbësore për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, jo vetëm për rajonin, por gjithë Evropën”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë