Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar se po e ndërton qëndrimin e saj në skenën politike mbi përçarje dhe urrejtje.
Në një intervistë në T7, Gjoshi ka deklaruar se Osmani është një nga figurat që, sipas tij, ushqejnë përçarjen në politikë.
‘’Është tepru që njerëzit në skenën politike të qëndrojnë duke jetu mbi bazën e përçarjeve, urrejtjes, dhe një nga ata persona është zonja Osmani, të cilës, edhe qytetari ia ka tregu vendin, me tregu drejtë është një zë i humbun i izoluar të cilin nuk kisha dashtë as me komentu më shumë’’, ka thënë ai mes tjerash’’, ka deklaruar mes tjerash Gjoshi.













