Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës, ka bërë të ditur se gjatë realizimit të inspektimeve në terren, kanë ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
“Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Inspektorati Qendror i Punës rikujton se respektimi i masave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës.
Veriu.info mëson se punimet i janë ndaluar kompanisë investuese ndërtimore United Group Investment SH.P.K. në objektin banesor që po e ndërton në rrugën “17 shkurti” në Skenderaj.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arsyeja e ndalimit të punimeve ka qenë mungesa skelave në katin e 8-të të objektit banesor që po ndërtohet.
Ndryshe, gjatë një deklarimi publik në muajin shtator Jusuf Azemi, kryetar Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, kishte deklaruar se 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, 11 prej tyre në sektorin.
Foto kryesore e lajmit: Besim Konjuhaj dhe Florim Konjuhi














