Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anëtarja e partisë, drejtori i shkarkuar dhe ish – menaxheri i akuzuar për ryshfet – Kuvendi pritet të votojë për kandidatët për anëtarë të KPMM

28/02/2024 - 17:15
në Kryesore, Lajme
A A
Anëtarja e partisë, drejtori i shkarkuar dhe ish – menaxheri i akuzuar për ryshfet – Kuvendi pritet të votojë për kandidatët për anëtarë të KPMM
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një anëtare e partisë, një ish-kandidat për deputet, një drejtor i shkarkuar muajin e kaluar dhe dy zyrtarë që iu shpëtuan akuzave për ryshfet e kepërdorim të detyrës zyrtare janë njerëzit që Qeveria i ka propozuar për anëtarë të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Tre prej tyre pritet të bëhen anëtarë të bordit të KPMM-së, organit që i rregullon aktivitetet minerare në vend. Pushteti i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për t’i dërguar tre të preferuarit në ato pozita.

Qeveria e Kosovës të premtën mbajti një mbledhje elektronike në të cilën miratoi vetëm dy vendime. I pari: një listë e kandidatëve që Ekzekutivi i propozon për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaça, Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri janë gjashtë emrat e propozuar. Tre prej tyre pritet të bëhen anëtarë të bordit të KPMM-së.

Këta emra janë dërguar në Kuvend, institucionin ku më pasë do të mbahet një seancë për votim

Kush janë kandidatët e propozuar?

Habib Basholli, sipas asaj që ai vetë ka shkruar në Facebook, është profesor në Kolegjin Biznesi në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit në Akademinë Ballkanike të Shkencave të Përpunimit të Mineraleve.

Ai thotë se punon edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. Më herët mbante një pozitë si ekspert për minierat dhe përpunimin e qymyrit në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, siç quhej dikur ky dikaster.

Në vitin 2019, Basholli ishte pjesë edhe e listës së kandidatëve për drejtorë të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

Nasuf Mjekiqi ka qenë menaxher i minierave në korporatën metalurgjike “Ferronikeli” në Drenas. Ai për disa vjet kishte pasur punë me drejtësinë. Akuzohej për marje ryshfeti, por në fund, në vitin 2018, Gjykata e Apelit i dha fund ndjekjes ndaj tij, kur pati vendosur ta refuzonte kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës kundër aktjgykimit refuzues të gjykatës së shkallës së parë.

Rikualifikimi i veprës penale, siç kishte thënë kryetari i trupit gjykues në shkallë të parë, ishte bërë me arsyetimin që ai e kishte kryer punën që kishte qenë i detyruar që ta kryente dhe se parashkrimi absolut i ndjekjes penale në këtë rast ishte arritur në vitin 2016.

Bahri Karaça ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të minierës “Trepça” më 18 janar, një ditë pasi 12 minatorë ishin lënduar si pasojë e shpërthimit të një cisterne me acidi sulfurik në horizontin e 11-të të minierës. Disa kishin marrë lëndime serioze në sy dhe ishin në gjendje të rëndë.

Para katër muajsh, për inxhinierin Karaça ishte raportuar se ishte sulmuar te zyra e tij nga një inxhinier tjetër, për shkak të shqiptimit të një vërejtjeje.

Avdi Mjeku ka qenë drejtor i Inpeksionit në Komunën e Obiliqit. Dy herë ishte liruar nga një akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në fund të vitit 2020 kishte përfunduar procesi gjyqësor ndaj tij. Aktakuza se Mjeku në cilësinë e drejtorit të inspektimit e kishte keqpërdorur detyrën zyrtare për dy vjet duke lejuar ndërtimin e objekteve në zonën e interesit të veçantë ekonomik të quajtur “Fusha e Mihjes së Re” në Obiliq, ra në mungesë të provave, sipas vendimit të gjykatës.

Hasan Preteni ka qenë drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Në zgjedhjet e vitit 2017, Preteni kishte garuar si kandidat për deputet nga Alternativa, partia e Mimoza Kusari-Lilës, në një koalicion me LDK-në e AKR-në. Pasi s’kishte arritur të bëhej deputet, një vit më vonë ishte emëruar anëtar i bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Termokos”.

Kaltrinë Demiri është radhitur e fundit në listën emrave të përpiluar nga Qeveria për anëtarë të bordit të KPMM-së. Ajo është anëtare e partisë Guxo.

Demiri është inxhiniere e ndërtimtarisë dhe në zgjedhjet e fundit lokale kishte kandiduar për asamble komunale në Lipjan nga LVV-Guxo.

Ajo ka marrë pjesë vazhdimisht në aktivitetet e partisë së Donika Gërvallës e Faton Pecit, duke e ndarë angazhimin e saj në parti edhe në Facebook. Llogarinë në këtë rrjet social, duket se tash e ka mbyllur.

Si ishin shkarkuar kryesuesja dhe tre anëtarët e bordit të KPMM-së?

Kryesuesja e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Selvete Grajqevci-Pllana dhe anëtarët Rrezarta Pushkolli, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati u shkarkuan në Kuvend në tetor të vitit të kaluar.

62 deputetë kishin votuar për shkarkimin e Grajqevci-Pllanës dhe dy kishin abstenuar; 61 deputetë kishin votuar për shkarkimin e Pushkollit, tre kishin abstenuar; 60 deputetë kishin votuar dhe tre kishin abstenuar për shkarkimin e Gani Maliqit; ndërsa për shkarkimin e Gani Krasniqit, pro ishin 62 deputetë, dy kishin abstenuar.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte një nga ata që kishte abstenuar.

Deputetët e opozitës nuk kishin marrë pjesë në atë votim, duke kundërshtuar shkarkimin e bordit të KPMM-së, në kohën kur minatorët e “Trepçës” ishin në grevë.

Kuvendi kishte miratuar edhe një rekomandim të Komisionit parlamentar për Ekonomi që një vendim i KPMM-së për zvogëlimin e borxhit të “Ferronikelit” nga 9 milionë në rreth 1 milion euro, të kthehej në rivendosje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë