Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ankesat për faturat e larta të rrymës, KMDLNJ kërkon që Prokuroria të nis hetime urgjentisht

26/12/2023 - 11:58
në Kryesore, Lajme
A A
Ankesat për faturat e larta të rrymës, KMDLNJ kërkon që Prokuroria të nis hetime urgjentisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dalë me një reagim pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.

Nga KMDLNJ i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht.

“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim. Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregulltë me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

FATURAT JONORMALE TË RRYMËS, PROKURORIA E SHTETIT TË HETOJË ME URGJENCË!

Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim. Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregulltë me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar. KMDLNj –ë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i bëjnë publike faturat e këtij muaji duke i krahasuar me ato të muajit paraprak sikur edhe të paraqesin kundërshtim në KEDS për këto fatura që janë thejsht vjedhje e parasë nga buxheti, edhe ashtu shumë i rënduar i shumicës së familjeve në Kosovë. Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishishëm të kundërshtojë ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve. Për këtë plaçkitje legale deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme ndërsa qytetarët e Kosovës është dashur të reagojnë fuqishëm përmes një aktivizmi qytetar kundër KEDS, KES/CO dhe ZRrE –së. E keqja e gjithë kësaj është se ZRrE, si Rregullator I Energjisë Elektrike asgjë nuk ka ndërmarrë për mbrojtje të interesit të qytetarëve të Kosovës por se ka mbrojtur gjithmonë interesin e kompanive gllabëruese si KEDS dhe KES/CO. Në vendet ku bëhet një politikë e përgjegjshme dhe ku deputetët vërtetë përfaqësojnë intereset e qytetarëve/votuesve të tyre, më së paku që do të ndodhte do të ishte dorëheqja apo shkakrkimi I ministrisë përkatëse mbase edhe rënia e qeverisë. Këtu, përveç revoltës së shprehur nëpër rrjetet sociale nuk ka kundërshtim të vendosur dhe të organizuar qytetarë andaj edhe po legalizohen këto vjedhje të qytetarëve. Të gjithë jemi dëshmitarë se edhe në vendet me një standard dhe ekonomi shumë më të zhvilluar si Franca, Gjermania, Italia, Hungaria etj. për shtrenjtim shumë më të vogël ka apsur protesta shumëditëshe dhe përballje të qytetarëve me policinë deri kur shteti ka pranuar fajin dhe është thyer në pozitat e mëparshme.

Në Kosovë përveç se qeveria diskriminon qytetarët në baza etnike, disave ua paguan rrymën qe 23 vjet ndërsa të tjerët I penalizon dhe i vjedhë gjithashtu qe 23 vjet, diskriminimi bëhet edhe në pagesën e shërbimeve tjera si uji, plehrat dhe kanalizimi, tatimi në pronë etj. dhe me këtë dukuri askush nuk merret seriozisht. Qytetarët e kosovës nuk mjafton të njoftohen dhe t’i dijnë të drejtat e tyre por ato të drejta duhet t’i mbrojnë me të gjitha mjetet e lejuara demokratike. Qytetarët po manipulohen nga subjektet politike sikur edhe nga pjesa përfituese dhe klienteliste e shoqërisë civile që po i zbehin protestat apo po i fusin në shërbim të tyre. Deri në kohën kur qytetarët nuk do të vetëdijësohen se të drejtat e tyre duhet t’i mbrojnë vet, do të marrin fatura shumë më të rënda se këto të dhjetorit.

Komuna e Prishtinës doli me një informatë se me ndryshimin e Rregullores, “Prishtina Parking“ më nuk do të ketë mundësi të dënojë qytetarët sikur që qytetarët do të lirohen nga pagesa për veturen e parë. Sa i përket shqiptimit të dënimit del se “Prishtina Parking“ edhe në të ardhmën do të dënojë qytetarët, tash pak më butë duke i detyruar që për parkim të gabuar apo mospagesë të paguajë 20 euro edhe në rast se jeni parkuar vetëm një apo dy orë. KMDLNj–ë mendon se “Prishtina Parking“ duhet të vendosë kamera në të gjitha hapësirat që i menaxhon ku saktë do të dihet se sa orë ka qëndruar vetura e parkuar në mënyrë jo të rregullt. Qytetari duhet të paguaj për aq orë sa ka parkuar në mënyrë të parregullt dhe eventualisht të paguajë një dënim prej maksimumi 30 % e shumës së papaguar.

Qytetarë të Prishtinës kanë informuar KMDLNj–në se lirimi i pagesës për veturë të parë vlenë vetëm për hapësirat jokomerciale sikur që janë lagjet periferike ndërkaq për lagjet me frekuentim të madh Rruga B dhe C, Vicianum dhe të tjera parkimi i vetures nuk zbatohet sipas Rregullores së re. Këtë fakt komuna e Prishtinës nuk ua ka bërë të ditur qytetarëve të Prishtinës prandaj po del se Rregullorja e re nuk ofron shumë privilegje për qytetarët e kryeqytetit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë