Një pjesë e banorëve të fshatit Broboniq të Mitrovicës, kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre, pas reshjeve të mëdha të shiut.
Banorë të kësaj lagje janë ankuar në redaksinë e Veriu.info, duke dërguar edhe video që dëshmon se rruga e tyre është e bllokuar dhe për pasojë rreth 15 familje kanë mbetur të bllokuara në shtëpitë e tyre.
Kjo pasi që rrugën e tyre “Maliq Hasani” e kanë bllokuar ujërat e mëdha, që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, raporton Veriu.info
Komuna e Mitrovicës duket se akoma nuk ka marrë veprime për të sanuar gjendjen e rrugës, e cila shërben për banorët e këtij fshati./Veriu.info













