
Banorët e fshatit Bare të komunës së Mitrovicës iu gëzuan fillimit të punimeve për vazhdimin e asfaltimit të rrugës në këtë fshat, por ky gëzim shpejt u kthye në shqetësim.
Kjo pasi ata po ankohen se kompania që po punon në asfaltimin e rrugës po e prish pjesën e asfaltit të ndërtuar më herët me kamionë, raporton Gazeta Online Veriu info.
Banorët kanë dërguar në adresë të Veriu info pamje të rrugës së prishur nga kamionët e kompanisë që po punon në asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës.
Më poshtë ju sjellim pamjet👇
















