Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ankohet kadeti i larguar për shkak të tatusë, FSK konfirmon rregullat

17/09/2022 - 13:04
në Kryesore, Lajme
A A
Ankohet kadeti i larguar për shkak të tatusë, FSK konfirmon rregullat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj ka mbetur pa disa kadetë gjatë ditës së djeshme, pasi Ministria e Mbrojtjes i largoi për mbajtje tatuazhi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ermelind Kastrati, njëri nga më shumë se 10 ushtarët e larguar.

Ky me një postim në llogarinë e tij në Facebook, tha se vendimi ndaj tij u mor disa muaj pas kalimit të testeve për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. E këtë e konfirmoi edhe për Klankosova.tv.

“Pas kalimit të testimit fizik, atij me shkrim edhe intervistës në testimin mjekësor instruktorët e kanë pa tatuazhin, por s’më kanë thënë asgjë as mua as të tjerëve që tashmë na kanë largu rreth 12 ushtarë. Por, instruktorët kanë bërë fotografi edhe të njëjtat i kanë përcjellur tek komandanti e ai tek Ministria e Mbrojtjes. Dje komandanti na ka informu që s’mund të jemi më pjesë e FSK-së”, thotë Kastrati për Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për një tatuazhë me fjalët e heroit, Agim Ramadani: “Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, që Kastrati e kishte vendosur në krah, pas aplikimit në FSK.

“Tatuazhi nuk është parë nga të tjerët as kur veshur kam pas maicë. Por, meqë e kam bërë pas aplikimit kam thirre dhe kam informu në Ministri. Nga atje më është thënë se këtë duhet ta shohin inspektorët e ministrisë që më pas të vendos komisioni”, tha aj

Kastrati thotë se ende nuk ka vendosur se a do të bëjë ankesë apo jo, veçse kërkon që ky rregull të ndryshojë sikur në shumë ushtri të tjera nëpër botë.

Por, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, thanë për Klankosova.tv se rregullat e konkursit janë publike dhe se atyre duhet t’iu përmbahen të gjithë para dhe pas pranimit si ushtarë të FSK-së.

Kështu del të jetë në secilin konkurs të Ministrisë së Mbrojtjes.

Tek tatuazhet në mesin e kritereve tjera në konkurset e publikuara është e specifikuar se cilat prej tyre nuk lejohen.

“Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen)”.

Tutje, në njoftimet e konkurseve thuhet se për cdo informatë të rrejshme kurdo që zbulohet kandidatët do të largohen nga FSK-ja

“Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja” thuhet një njoftimin për konkurs nga Ministria e Mbrojtjes.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë