Disa kilogramë marihuanë, armë dhe para janë kapur nga antidroga në një plan disamujor të koduar “Golfi” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ndërsa të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë.
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.
• Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.
• Para të gatshme (56.90) euro.
• Pesëmbëdhjete copë fishek.
• Dy këllëfë të revoles.
• Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .
• Nëntë telefona celular.
Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.
• Një granatë dore.













