
Nesër duke filluar nga ora 14:00 pritet të mbahet Kuvendi i dhjetë zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë Kuvend, do të zgjidhet kryetari i LDK-së për katër vitet e ardhshme, dhe Këshilli i Përgjithshëm.
Deri tani kanë kandidaturat për kryetar të LDK-së i kanë shpallur kryetari aktual i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me deputetin e këtij subjekti politik, Anton Çuni, dhe e ka pyetur se cilin nga kandidatët në fjalë do të mbështesë.
Çuni në një përgjigje dhënë për gazetën tonë ka thënë se ai mbështet kandidatin, Lumir Abdixhiku, për kryetar të LDK-së.
Anton Çuni, deputet i LDK-së
Kundërkandidati i Abdixhikut, ish-deputeti Faton Bislimi, ka deklaruar sot për KP se kandidatura e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është një ofertë për rikthimin e LDK-së te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.Në Kuvendin e dhjetë zgjedhor do të marrin pjesë 355 delegatë të cilët do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë.











