Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anulohen seancat e gushtit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

03/08/2026 - 14:19
në Lajme
A A
Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë anuluar seancat e caktuara për muajin gusht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e Speciales thuhet se pas njoftimit të mbrojtjes së Smakajt sipas Rregullës 131, më 30 korrik 2026, me të cilin kishte bërë të ditur se nuk do të paraqiste prova të reja, gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka anuluar seancat e planifikuara për datat 17-19 gusht 2026, si dhe afatet që ishin caktuara në urdhrin e dytë për caktimin e datave, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas njoftimit, gjykatësi gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë mocion për paraqitjen e kundërprovave deri më 4 gusht 2026.

Në qoftë se nuk do të paraqitet mocion, faza e paraqitjes së provave do të mbyllet dhe gjykatësi planifikon këto afate për palët: më 24 gusht 2026, deri në orën 16:00 të dorëzohen dosjet gjyqësore përfundimtare (nëse do të paraqesin), më 4 shtator 2026- dosjet e kundërpërgjigjeve (nëse dotë paraqesin), dhe më 10, 11 dhe 14 shtator 2026– argumentet përmbyllëse.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars. Ndërsa, si dëshmitare e mbrojtjes së Thaçit dëshmoi ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser. Ajo dëshmoi mç 11 dhe 12 maj 2026.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni KËTU. Po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu, të cilën mund ta gjeni KËTU. Ndërsa, atë të Thaçit KËTU. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Ish-deputetja e VV-së: Partia duhet të nominojë për kryeministër Glauk Konjufcën
03/08/2026 - 13:41

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë javë. Konjufca tha...

Më shumëDetails

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin
03/08/2026 - 13:15

I riu, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copëza të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe...

Më shumëDetails

Kusari: Brenda orësh Kurti mund t’u dërgojë ftesa partive për takim

Cilat janë raportet me VV’në e Kurtin pas audioincizimit që i doli me Slavko Simiq, flet Mimoza Kusari
03/08/2026 - 12:37

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë...

Më shumëDetails

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
03/08/2026 - 12:23

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë, ta jap...

Më shumëDetails

“Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë

“Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë
03/08/2026 - 12:16

Një inspektim rutinë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në një lokal në Podujevë dyshohet se u pasua me kërcënime ndaj inspektorit që kreu kontrollin. Sinjali mëson se...

Më shumëDetails

“Bosi i Brunes” dhe “El Chapo shqiptar”, dy të ndaluarit për të shtënat brenda jahtit në Palasë

“Bosi i Brunes” dhe “El Chapo shqiptar”, dy të ndaluarit për të shtënat brenda jahtit në Palasë
03/08/2026 - 12:10

Në jahtin misterioz nga i cili u raportuan të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Palasë, ndodheshin emra të njohur të botës së biznesit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë