Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve

07/11/2023 - 17:31
në Kryesore, Lajme
A A
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, si dhe Ardian Krasniqit, Marigonë Berishës dhe Flora Dodës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Lavdim Krasniqi, duke e dënuar me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë. Ndërsa, Ardian Krasniqi ishte dënuar me dënim unik prej 4 vite e 8 muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë.

Kurse e akuzuara Marigonë Berisha, ishte dënuar me 5 mijë euro gjobë, ndërsa, e akuzuara Flora Doda, ishte liruat nga akuzat.

Vendimi i Apelit, lidhur me këtë çështje është marrë më 7 nëntor 2023 nga kolegji i gjyqtarëve me kryetare Kadrije Goga-Lubishtani dhe anëtarë gjykatësit Hashim Collaku dhe Beqir Kalludra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë vendim thuhet se me aprovimin e ankesave, të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe të mbrojtësve së të akuzuarve, Lavdim Krasniqi, Ardian Krasniqi dhe Marigonë Berishës është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ashtu që çështja penale i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje.

Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar ankesat e ushtruara, aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, si dhe shkresat e tjera të lëndës duke ardhur në përfundim se Aktgjykimi i ankimuar përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe shkelje të tjera të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.

Në këtë vendim thuhet se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna lidhur me secilën vepër penale e cila i vihet në barrë secilit të akuzuar, ngase nuk përmban arsyet lidhur me faktet vendimtare të cilat i karakterizojnë veprat penale të përshkruara në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë pas marrjes së këtij aktgjykimi duhet të veprojë në atë mënyrë që çështjen penale ta ricaktojë, të procedojë me provat të cilat janë propozuar nga ana e prokurorisë, si dhe provat e nxjerra gjatë mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dhe të ndërmerr veprimet që të vërtetojë që në veprimet e të akuzuarit Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi, a është kryer vepra penale ushtrimi i ndikimit.

Po ashtu, në vendimin e Apelit thuhet se, gjykata e shkallës së parë duhet të vërtetojë se cili ka qenë roli i të gjithë të akuzuarve për të kryer veprat penale që iu vihen në barrë sepse janë me rëndësi për të vërtetuar ekzistimin apo mos ekzistimin e veprave penale.

“Pasi që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është vlerësuar nga ana e kolegjit të kësaj gjykate se përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës pedale, se gjendja faktike nuk është vlerësuar në mënyrë të drejt dhe të plotë, andaj kolegji gjykuese ka ardhur në përfundim që çështjen penale ta anulon dhe t’ia kthen të njëjtës gjykatë në rigjykim e vendosje”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, vendimi lidhur me konfiskimin e sendeve që kanë qenë të përfshira në kryerjen e veprës penale, do të vendoset pasi që të vendoset çështja penale.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 mars 2023 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, duke e dënuar me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë.

Ndërsa, Ardian Krasniqi ishte dënuar me dënim unik prej 4 vite e 8 muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë. Kurse e akuzuara Marigonë Berisha, u dënua me 5 mijë euro gjobë. Ndërsa, e akuzuara Flora Doda, ishte liruat nga akuzat.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë