Arben Gashi, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Gashi u propozua nga Dega e LDK-së në Pejë dhe Dega IV në Prishtinë.
“Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje”, shkroi ai.
“Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar”, shtoi Gashi.
Ai e cilësoi zgjedhjet moment vendimtar: “Më 7 Qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës.”













