Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin komunal Gëzim Stavileci, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stavileci ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një moment që rikujton vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.
“Së bashku me kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës, Arian Tahiri, patëm nderin të marrim pjesë në festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve,” ka shkruar ai, duke theksuar mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.