Kandidatja e PDK-së për deputete, Ariana Musliu Shoshi, e cila në listën e kësaj partie mbanë numrin 18, ka thënë se rrugëtimi i ardhshëm politik i saj vazhdon me qytetarët për Kosovën që duam.
Ajo ka kërkuar votën e qytetarëve përmes një postimi në Facebook, duke thënë se po rikandidon me vendosmëri të palëkundur dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe besimin e dhënë deri më tash, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Ariana Musliu Shoshi:
Ky rrugëtim vazhdon me ju, për Kosovën që e duam, për drejtësinë që e meritojmë dhe për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku!
Me vendosmëri të palëkundur, mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe besimin tuaj, si dhe me dashuri të pakushtëzuar për Kosovën tonë, rikandidoj në listë për deputete në Kuvendin e Kosovës, në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin #18.
Ky rrugëtim dhe ky mision i përbashkët mund të vazhdojë vetëm me mbështetjen dhe votën tuaj.
Ju falenderoj nga zemra🫶🏻
#PDK #BedriHamza #arianamusliushoshi18













