Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arifi: Ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës

06/10/2023 - 18:37
në Kryesore, Lajme
A A
Arifi: Ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi theksoi se Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte planifikuar një operacion ushtarak që do të krijonte një vatër të re tensioni në Ballkanin Perëndimor. Ai thotë se i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vijuar dialogun.

Ai thotë se dialogu me Serbinë duhet të bëhet për të ofruar siguri për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi ata mund të jenë rrezik i ndonjë sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë. Ai thotë se ajo që ishte planifikuar në veri mund të zhvendoset në Luginën e Preshevës.

“Sulmi është vetëm maja e ajsbergut. Aty ka qenë i planifikuar një operacion i tërë që as ne sot nuk e dimë se cili ka qenë qëllimi. Sulmet pasi ndodhën janë përcjellë nga Beogradi në formë të asaj që e kanë implikuar Preshevën. Vuçiç ka thënë se ka pasur të përfshirë edhe shqiptarë nga lugina e Preshevës, të cilët çdo serb, mundet të masë si motivacion për të sulmuar. Dhe në këtë formë kemi potencialin e lartë të asaj që jemi të rrezikuar dhe detyra ime ishte dhe do të jetë që të alarmojë, këtu ka pasur qëllimin letra drejtuar Kurtit. Me këtë letër kërkoj të vazhdojë dialogu sepse operacioni i planifikuar në veri të Kosovës është i sponsorizuar nga Rusia. Mendoj që në një masë shumë të madhe e sponsorizuar nga Rusia dhe e implementuar nëpërmjet Serbisë sepse Putin ka interes të lartë për të krijuar fushë beteja të reja si në Afrikë, në Kaukaz dhe tani në Ballkanin Perëndimor. Pra, ky potencial i rrezikut ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për ta zhvendosur atë që është planifikuar në veri është potencial i madh dhe kërkoj që dialogu duhet të vazhdojë dhe të mos vendosin logjikën e ngushtë për interesa të votave, por të jemi të mençur, të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë për hir të stabilitetit të sigurisë në vazhdimësi në këtë rajon.”, theksoi ai.

Më tej, Arifi theksoi se pas sulmit serb në veri qëndron vetë Rusia pasi synon që të krijojë një ‘masë asimetrike’ kundër aleancës perëndimore në një kohë që vijon lufta në Ukrainë.

“Jam i bindur që Rusia ka motivacion të lartë në vazhdimësi me e eskaluar situatën. Derisa të vazhdojë lufta në Ukrainë, si masë asimetrike kundër aleancës perëndimore që jemi pjesë e saj, është eskalimi në disa pjesë të globit. Nuk besoj se Putin ka qenë i zhgënjyer me tre vjet politikë bërjen nga Prishtina. Besoj se Putin ka qenë shumë i gëzuar për kryefortësinë që është shfaqur në Prishtinë kundër Amerikës dhe për fjalorin siç ka qenë i Kurtit ndaj Amerikës. Besoj se do të jetë dhe pas 24 shtatorit, sepse mossuksesi i operacionit në veri, kanë një motivacion shtesë për të realizuar diku tjetër. Psh në Luginë të Preshevës sepse është më e lehta për shkak se nuk ka kontroll hyrje dalje, kemi afër një kamp të rusëve, pak më larg edhe një qendër të spiunazhit të Rusisë. Brenda vitit të kaluar, janë aktivizuar në Serbi qindra kompani ruse që japin në shërbim ushtri paramilitarike. Këtu terreni është formuar shumë mirë për të eskaluar situatën dhe Lugina e Preshevës mund të jetë thembra e Akilit.”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë