Shqiprim Arifi nga “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”, ka thënë se lista e tij nuk ka aspak përkrahje nga Kosova për zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Arifi ndër të tjera deklaron se lista e tij është bërë shënjestër e kryeministrit Albin Kurti.
“Lista e Tiranës të cilën unë e përfaqësoj absolutisht nuk ka përkrahje nga Kosova, përkundrazi ka qasje të Kurtit e cila izolon Listën e Tiranës në Preshevë dhe e cila është bërë shënjestër e Kurtit në luftën asimetrike me Tiranën zyrtare, kështu që jo, lista jonë nuk ka përkrahje por çka ka bërë Kurti është që e ka përpilu vet një listë me disa pjesëmarrës të cilët nuk janë as parti politike vetëm me shti një emër aty edhe atë e përkrah por lista e Tiranës nuk përkrahet nga Kurti”, ka pohuar Arifi
I, pyetur se përse ka ndodhur kjo ndasi dhe shqiptarët po garojnë me dy lista, Arifi ka thënë se lista e Shaip Kamberit është listë e Albin Kurti ndërsa Kamberit siç thotë Arifi është kukulla e kryeministrit Kurti.













