Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren Arjeta Sadiku në pozitën e zëvendëskryesueses së këtij institucioni, në mbledhjen e 321-të me radhë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Zgjedhja e Zëvendës Kryesueses së re është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të Qerim Ademaj, i cili ishte Zëvendës Kryesues i KGJK-së.
Arjeta Sadiku është gjyqtare e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe njëherit ishte anëtare e KGJK-së.
Në një njoftimin e këtij institucioni thuhet se Sadiku pas zgjedhjes në këtë pozitë është deklaruar se është e përkushtuar që të vazhdoj angazhimin e saj për një sistem gjyqësor efikas, të qasshëm dhe llogaridhënës bazuar në Kushtetutë dhe Ligj.














