Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arkitektët nga Kosova realizojnë një projekt në Mekë, për nevojat e pelegrinëve

07/03/2025 - 20:47
në Kuriozitete
A A
Arkitektët nga Kosova realizojnë një projekt në Mekë, për nevojat e pelegrinëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projekti i Akomodimit Arafat, i vendosur 20 km në juglindje të Mekës, në Arabinë Saudite, është projektuar për të plotësuar nevojat e pelegrinëve gjatë një pjese të rëndësishme të ritualit të tyre. Projekti bashkon arkitekturën tradicionale islame me qëndrueshmërinë moderne, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe inspiruese.

Projekti është bërë vitin që lëmë pas, nga arkitektët nga Kosova, Besnik Nurçaj, Elion Ismajli dhe Leontina Cena.

Dizajni është i frymëzuar nga tipologjia tradicionale e shtëpive me oborr të brendshëm, duke nxitur ndjenjën e komunitetit dhe qetësisë. Struktura është e ndërtuar përreth oborreve të brendshme, ku kubet modulare krijojnë fasada dinamike të cilat mundësojnë ventilimin natyral përmes hapësirave të gjelbërta. Përfshirja e elementeve ujore dhe hapësirave të hijezuara ndihmon në zbutjen e klimës së ashpër, duke u ofruar pelegrinëve freskinë dhe komoditetin e nevojshëm.

Projekti përdor kuboide modulare të ndërtuara nga materialet si betoni me ngjyrë dhe xhami, të cilët janë zgjedhur me kujdes për t’u përshtatur me qëndrueshmërinë dhe elegancën estetike, në përputhje me udhëzimet e Al-Maeshari. Dizajni i kuboidit modular është rezistent ndaj zjarrit, fleksibil dhe shumë efikas duke mundësuar përshtatshmëri funksionale.

Projekti përfshin dy variante të planifikimit hapësinor, variantin katror dhe atë rrethor, të dy variantet sigurojnë hapësirën prej 3.5m2 për pelegrin. Hapësirat janë të ndara në zona akomodimi, shërbime esenciale (tualete, hapësira abdesi), dhoma lutjeje, hapësira për kujdesin mjekësor, qendra informacioni dhe rrugë të mirëplanifikuara.

Projekti i Akomodimit Arafat ofron një përvojë të rehatshme dhe të qëndrueshme, duke ruajtur trashëgiminë kulturore ndërkohë që përqafon inovacionet moderne.

JU REKOMANDOJMË

Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror
Kuriozitete

Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

26/06/2025 - 10:10
Katër gabime që bëni në mëngjes
Kuriozitete

Katër gabime që bëni në mëngjes

26/06/2025 - 09:38
Rëfimi i miliarderit, pronarit të Telegram: Kam mbi 100 fëmijë dhe 14 miliardë në llogari
Kuriozitete

Rëfimi i miliarderit, pronarit të Telegram: Kam mbi 100 fëmijë dhe 14 miliardë në llogari

20/06/2025 - 13:28
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Kuriozitete

Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork

20/06/2025 - 13:25
Rrëzimi i aeroplanit të Air India, lëvizja e fundit e pilotit parandaloi një tragjedi edhe më të madhe
Kuriozitete

Rrëzimi i aeroplanit të Air India, lëvizja e fundit e pilotit parandaloi një tragjedi edhe më të madhe

19/06/2025 - 14:38
Zvicra, i vetmi vend në botë ku qeveria është një organ kolegjial
Kuriozitete

Zvicra, i vetmi vend në botë ku qeveria është një organ kolegjial

13/06/2025 - 15:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë