West Ham ka rikthyer interesin për Armando Brojën, duke nisur bisedimet me Burnleyn për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në fazat e para, ndërsa klubi londinez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së mbrojtësit të ri Ollie Scarles si pjesë e marrëveshjes.
Interesimi i West Ham për Brojën nuk është i ri. Klubi anglez e ka ndjekur prej vitesh sulmuesin shqiptar dhe ka tentuar ta afrojë edhe në merkatot e mëparshme, por pa arritur një marrëveshje.
Këtë herë, situata paraqitet ndryshe, pasi West Ham do të luajë në Championship gjatë sezonit të ri, përcjell tch, duke synuar rikthimin e menjëhershëm në Premier League.
Drejtuesit e klubit e shohin Brojën si një nga lojtarët që mund të udhëheqë repartin ofensiv në objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit anglez.
Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe Lazio, e cila po monitoron zhvillimet dhe mund të hyjë në garë nëse negociatat mes West Ham dhe Burnley nuk avancojnë.












