
Deputeti Dimal Basha është shprehur i kënaqur me lejen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”.
Edhe këtë rast ai e ka shfrytëzuar për të kritikua opozitën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Basha ka shkruar se zyrtarët e qeverive të kaluara kanë gjuajtur plumba nepër oda, ndërsa, sipas tij, ushtarët e FSK-së nuk kanë pasur plumba me gju për stërvitje.
“Për krejt sukseset e Albinit, opozita thotë, edhe na qështu kena pas qef! Po, qef ndoshta edhe keni pas, ndoshta qe besa edhe ide, veç pula kurrë! A e dini pse jo, se qato pak pula i prejshi edhe hajshi për veti! Gjujshi me pluma nëpër oda, a ushtarët nëpër kazerma s’kanë pas me gjujt në ushtrime! Ushtrisë ia ndajshin 56 milion, Bechtel Enkës 54 milionë! Sot me 200 milion buxhet, normal që blen, a me 56 mln as për mirëmbajtje të autobusave nuk kanë dal!”, ka shkruar Basha.











