Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Armatura nga 530 në 1250 euro: Çmimet e materialit ndërtimor po ua bëjnë ‘xehër’ kulmin mbi kokë qytetarëve

06/04/2022 - 23:03
në Kryesore, Lajme
A A
Armatura nga 530 në 1250 euro: Çmimet e materialit ndërtimor po ua bëjnë ‘xehër’ kulmin mbi kokë qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jo veç vaji, mielli e produktet e tjera ushqimore. Ngritje ka shënuar edhe materiali ndërtimor, e si rrjedhojë e kësaj, edhe metri katror i banesave në qytetin e Prishtinës. Lufta në Ukrainë ndikoi dukshëm edhe në atë që quhet kulm mbi kokë. Nga Shoqata e Ndërtuesve të Kosovës tregojnë se në çka po prekë më së shumti ngritja e çmimeve, ndërkohë që ka prej qytetarëve që rrëfejnë se si po detyrohen të ballafaqohen me shitje, apo blerje të banesave në këtë periudhë…

Materiali bazë i ndërtimit, hekuri prej se kur ka nisur konflikti në Ukrainë është ngritur në çmim prej 870 eurove, në 1350. Kështu thotë për Periskopin kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, Faton Hoxha.

‘’Shumica e materialeve ndërtimore ose e materialeve bazë janë ato për të cilat çmimin e përcakton berza ndërkombëtare. Deri tash nuk kemi pasë asnjëherë kaq shumë ngritje. Hekuri p.sh deri më 22 shkurt, kur ka fillu konflikti në Ukrainë, ka qenë 870 euro, e tash është 1300, 1350 euro toni. Që është për 50 për qind më shumë’’, ka thënë Hoxha për Periskopin.

Ai u ndal edhe tek materiali i quajtur armaturë. Sipas tij, çmimi i është ngritur 250 për qind.

‘’530 euro ka qenë në fillim të pandemisë toni, e tash është 1250 euro. Që i bie për 250 për qind më shumë. Nëse konflikti vazhdon, fabrikat nëpër Evropë janë të varura prej materialeve bazë, ose lënda e parë, prej Ukrainës dhe Rusisë. Përveç që është çmimi i lartë, ka edhe mungesë të materialeve.’’, shtoi ai.

E nëse ka ndërtues që kanë ndalur punimet shkak i krizës, kryetari Hoxha thotë se deri tash nuk është vërejtur që ndonjë objekt ka mbetur në gjysmë.

‘’Nuk e kemi parë që në ndonjë objekt janë ndaluar punimet. Mirëpo, kjo rrjedhimisht e shton edhe çmimin e banesave, e që deri tash për 200 euro është shtrenjtu këtu në Prishtinë’’, përfundon ai.

Ilir Gashi, pronar i kompanisë për Patundshmëri ‘Ura RealEstate’ ka thënë për Periskopin se po shihet dukshëm rënia e interesimit të qytetarëve për të blerë banesa në kryeqytet. Ai tregon se në moment që u ofertohet diçka, komenti i tyre është ‘’shumë shtrenjtë’.

Madje ai ka treguar se si pronarët e objekteve, para krizës kishin dhënë në themel banesat me çmime më të lira, e tash po hasin në vështirësi financiare për kompletimin e ndërtimit.

”Shumë prej ndërtuesve janë duke hasur në probleme financiare se banesat i kanë shitë me çmime më të ulta, e t’u i ndërtu janë hypë çmimet.”, theksoi Gashi.

Banori i Prishtinës që po e ngrit çmimin e banesës për herë të parë pas katër viteve

‘’Që katër vite e kam në shitje banesën prej 85 metra katror në lagjen Dardania në Prishtinë. Prej fillimit, çmimin e kam pasë fiks 135 mijë euro. Me rritjen e çmimit të materialeve ndërtimore, sot më është dasht me refuzu shitjen e banesës me këtë çmim sepse plani im ka qenë ta shesë banesën dhe të ndërtoj një shtëpi.’’, ky është rrëfimi i A.D nga lagjia ‘’Dardania’’ e Prishtinës.

Do banesë, por shumë shtrenjtë

E banore rezidente, me një kulm legal mbi kokë po do që të bëhet L.A që tash e mbi 10 vite jeton me qera në Prishtinë.

Ajo thotë se ka qenë e interesuar për blerje të banesës në ‘Rrugën C’, por është ‘traumatizuar’ nga çmimet.

‘’Unë kam qenë e interesuar të blej së shpejti një banesë dy dhomëshe në Prishtinë. Kam këqyr në rrugën C, mirëpo jam habitur me çmimin prej 94 mijëve eurove që më është ofruar në atë rrethinë. Për çka vlerësoj që nuk i ka hak, duke pasë parasysh edhe infrastrukturën atje ‘’.

Kosova është importuese e pothuajse të gjitha materialeve ndërtimore dhe çdo ndryshim i çmimeve në botë ndikon edhe këtu.

Në vitin 2021, Kosova, sipas të dhënave nga Doganat, kishte importuar material ndërtimor në vlerë prej mbi 460 milionë eurosh. Materialet ndërtimore importohen kryesisht nga fqinjët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por edhe nga vende të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë