Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka reaguar në Twitter pas zhvillimeve të sotme në Kosovë.
Ai ka thënë se është shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës pas arrestimit të një serbi të dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, arrestim këtë që e ka quajtur “jashtëgjyqësor”.
Borrell gjithashtu ka përmendur edhe paradën e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, e cila u përcoll me reagime të ashpra nga Serbia.
Ai ka thënë se përshkallëzimi po bëhet i rrezikshëm, pavarësisht takimit të djeshëm.
“Nuk do ta lejojmë.”, shkruan Borrell.













