Dy nxënës janë arrestuar sot në protestën e maturantëve në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se arrestimi i tyre u bë për shkak të prishjes së rendit.
Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti i arrestimit të njërit prej nxënësve.













