Dy persona janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pas urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:20, ku një person mashkull kosovar është arrestuar në aeroport dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimin.
“ANP. Adem Jashari, Prishtinë / 09.05.2026 – 10:20. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në rastin e dytë, rreth orës 17:11, një tjetër person mashkull kosovar është arrestuar në të njëjtin aeroport, bazuar në dy urdhëresa të gjykatës, dhe është dërguar gjithashtu në vuajtje të dënimit.
“ANP. Adem Jashari, Prishtinë / 09.05.2026-17:11. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.












