Policia e Kosovës ka vënë në pranga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.
Gjatë arrestimit të kreut të PSD-së, njësitet policore kanë hasur në rezistencë nga Krasniqi e Hyseni, të cilët u prangosën menjëherë për ta vënë situatën nën kontroll.
Ndaj Molliqajt ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin fizik ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi.
Nga PSD kanë thënë se ky urdhërarrest është lëshuar pa asnjë arsye nga Themelorja.
Molliqaj kishte dalë sot të marrë pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e luftës, të cilët janë mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po kundërshtojnë projektligjin për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.













