
Deputeti Shqiptarë në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se janë arrestuar tre shqiptarë, kjo sipas tij ndodh gjithmonë kur në Serbi ka procese zgjedhore.
“Arrestimet në Bujanoc janë bërë pjesë rutinë e policisë së Serbisë, secilën herë kur jemi në proces zgjedhorë, sepse siç duket kjo i sjell vota nomenklaturës sunduese në Beograd”, shkroi ai
Është në traditën e shtetit serb që në kohë të fushatave zgjedhore të ndërmarrë veprime duke arrestuar shqiptarë.
“Edhe arrestimet e djeshme në Bujanoc të dy zyrtarëve aktual komunal dhe një ish-zyrtari, kur veç kanë filluar veprimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, është bërë traditë e veprimit të shtetit ndaj shqiptarëve sa herë që në Luginë të Preshevës ka zgjedhje”, shkroi Kamberi.
Postimi plotë:
Arrestimet në Bujanoc janë bërë pjesë rutinë e policisë së Serbisë, secilën herë kur jemi në proces zgjedhorë, sepse siç duket kjo i sjell vota nomenklaturës sunduese në Beograd.
Serbia është vendi në të cilën, për çdo ditë e në çdo komunë, ka “keqpërdorime të detyrës zyrtare”, duke filluar ngab presidenti i shtetit i cili, kur shpallë rezultatet zyrtare të Referendumit për ndryshimin e kushtetutës, para se ato t,i shpallë Komisioni zgjedhor republikan, thyen kushtetutën dhe bën shkjelje të detyrës zyrtare.
Edhe arrestimet e djeshme në Bujanoc të dy zyrtarëve aktual komunal dhe një ish zyrtari, kur veç kanë filluar veprimet zgjedhore për zgjedhjet parlamerntare, është bërë traditë e veprimit të shtetit ndaj shqiptarëve sa herë që në Luginë të Preshevës ka zgjedhje.
Sepse arrestimi në proces zgjedhor, për “vepra” të kryera shumë vjet më parë është tendencioz dhe frikëndjellës me qëllim të destabilizimit të situatës së përgjithsme. Ndryshe nuk mund të kuptohet arsyeja veprimit të shtetit në këtë proces zgjedhor, nëse për “veprën” në fjalë ka patur argumente dhe prova edhe më heret.
Pse u prit fillimi i zgjedhjeve për të vepruar shtrohet pyetja?











