Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Vushtrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës
Gjatë patrullimit të policisë në rrugën Faruk Beqiri, është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë, një mjet i mprehtë brisk.
Pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.










