Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet i riu në Gjilan që grabiste çanta grave në qendër të qytetit (EMRI)

03/11/2025 - 09:06
në Lajme
A A
Arrestohet i riu në Gjilan që grabiste çanta grave në qendër të qytetit (EMRI)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vjedhje e rëndë është zbuluar dhe hetuar me sukses nga Policia e Kosovës në Gjilan, pas një serie incidentesh të ndodhura në qendër të qytetit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 2 nëntor 2025, pas një pune intensive hetimore, njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arrestuar Lirim Shabanin rreth 28-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet kanë zbuluar se më 1 nëntor 2025, rreth orës 21:35, në sheshin e qytetit në Gjilan, i dyshuari kishte sulmuar dhe grabitur me forcë një vajzë 19 vjeçare, E.M, duke i rrëmbyer çantën e krahut në të cilën ndodheshin dokumentet personale dhe një kartë bankare në emrin e saj.

Nga hetimet e mëvonshme është konstatuar se i njëjti person kishte kryer edhe një rast tjetër vjedhjeje të rëndë, më 29 tetor 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Lulishtja” afër tregut të gjelbër, duke përdorur të njëjtën metodë për t’i grabitur një gruaje tjetër çantën nga krahu.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që lidhen drejtpërdrejt me kryerjen e veprave penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla: Mora vendim që ministren serbe Snezana Paunović ta shpallim person non grata pas deklaratave për spastrim etnik

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla thotë se ka “gisht” Beogradi
14/07/2026 - 21:22

Kosova e ka shpallur non grata Snezana Paunović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e Serbisë. Kjo pasi ajo ka deklaruar se “po të ishte...

Më shumëDetails

“Më erdhi në zyrë… e denoncova”, “E prita në zyre dhe e dekretova”, si shkuan dy takimet e vetme të Haxhiut me kryeprokurorin e ri

“Më erdhi në zyrë… e denoncova”, “E prita në zyre dhe e dekretova”, si shkuan dy takimet e vetme të Haxhiut me kryeprokurorin e ri
14/07/2026 - 21:05

E njëjta dorë që e nënshkroi dekretimin e Zejnullah Gashit si kryeprokuror të shtetit, e kishte denoncuar atë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila e...

Më shumëDetails

Ramadani: Policët po paguajnë nga xhepi servisimin e veturave zyrtare

“Nëse i shkojnë Policia, mbrojtja e afërt nuk guxon me i pengu”, Ramadani: E pashmangshme paraqitja e Kurtit në Prokurori
14/07/2026 - 20:22

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat po punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke pretenduar se disa prej tyre...

Më shumëDetails

“170 mijë euro për luftën me kancerin”, Visar Korenica falënderon të gjithë ata që e mbështetën Urtinën

“170 mijë euro për luftën me kancerin”, Visar Korenica falënderon të gjithë ata që e mbështetën Urtinën
14/07/2026 - 20:18

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe shprese për të gjithë ata që kanë mbështetur vajzën e tij, Urtinën, në betejën e saj...

Më shumëDetails

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë
14/07/2026 - 20:14

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se do të...

Më shumëDetails

Ndërron jetë një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor

Ndërron jetë një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor
14/07/2026 - 20:05

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur të martën në fshatin Greminik të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë