Një 23-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.
Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, ai është ndaluar në dalje të Shqipëria. I riu është banues në Francë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, pritet të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit në Kosovë.














