
Është arreshtuar një i dyshuar në Partesh nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshorten e tij, e cila ka marrë trajtim mjekësor, transmeton Veriu.info.
Bëhet e ditur se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë, ku me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përreth ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole, dy pushkë, 449 fishekë, një mbrojtës për tyta dhe një brushë për pastrim të armëve.
Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Veriu.info












