Pa u bërë një javë e plotë nga sulmi me bombë në shtëpinë e Kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes Trepça, Bahri Hyseni, është arrestuar një person i dyshuar për këtë vepër penale, raporton VeriuInfo.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente./VeriuInfo.












