
Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në Jarinjë i cili ishte në kërkim, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar.
Sipas policisë, personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, rast ky që sipas tyre është kryer kohë më parë.
“Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Ky arrestim, nuk lidhet me rastin ku mbrëmë u plagos një polic në veri të vendit.











