Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arritja e marrëveshjes në Bruksel/A mund të kthehen serbët e dorëhequr në institucione?

24/11/2022 - 18:30
në Kryesore, Lajme
A A
Arritja e marrëveshjes në Bruksel/A mund të kthehen serbët e dorëhequr në institucione?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ju kam thënë mos shkoni, mos i braktisni institucionet e Republikës së Kosovës, por s’kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt politik, kthimi është çështje ligjore”, kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kur u pyet se çka do të ndodhë tash me serbët e dorëhequr nga institucionet e vendit.

Kjo, pasi që mbrëmë në orët e vona në Bruksel u arrit marrëveshja për targat, çështje kjo e cila bëri që serbët të largohen nga të gjitha institucionet e vendit, shkruan Front Online.

Por, a mund të ndodhë rikthimi i tyre?

Baraliu: Për kthimin e serbëve të dorëhequr duhet të zbatohen procedurat ligjore

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë për Front Online se janë procedurat ligjore ato që përcaktojnë këtë, por se edhe këto janë relativisht komplekse.

Ai thotë se nëse kthimi i tyre ndodhë përmes zgjidhjes politike, atëherë këtu ka tejkalim të sundimit të ligjit.

“Përndryshe, do të duhej të iu nënshtrohen procedurave të caktuara të cilat në radhë të parë janë të natyrës disiplinore, pra po flasim për të gjitha institucionet në parim përveç deputetëve dhe do të duhej komisionet, bile në këtë mënyrë ka shkuar edhe Këshilli Gjyqësor sa di unë ka marrë qëndrim që t’i përcaktojnë përmes komisioneve përkatëse shkeljet disiplinore të këtyre njerëzve dhe mandej t’i pasojnë procedurat disiplinore duke i trajtuar ato letrat e dorëheqjes së secilit dhe secilës prej tyre”, është shprehur Baraliu, për Front Online.

Thotë se deri sa Kosova është shtet demokratik, atëherë duhet të zbatohen procedurat ligjore

“Kështu që është diçka që do të duhej zbatuar procedurat ligjore dhe kjo do të duhet të përforcohet, të thuhet dhe të këmbëngulet se jemi shtet i së drejtës, shtet demokratik, po kërkojnë që ta kemi këtë shtet, po kërkon edhe Serbia që Kosova të jetë demokratike atëherë do të duhej që parimet e demokracisë, rregullat e saj që do të thotë edhe ligjet t’i respektojnë të gjithë”, ka deklaruar ai.

Më të dhënë dorëheqje serbët kanë vendosur edhe një kusht tjetër për rikthimin e tyre.

Ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

E, për këtë Baraliu, thotë se kjo është bërë vetëm për t’iu shmangur planit franko-gjerman.

“Ajo është vetëm floskul e tyre thjesht është një prelud që ata e kanë lansu në Beograd, është një balon politik për t’iu shmangur bisedave në çështjen kryesore të dialogut që është plani franko-gjerman dhe ata e kanë bërë gjithë këtë edhe çështjen e targave edhe të Asociacionit, përndryshe Serbia 2/3 e 33 marrëveshjeve të arritura nuk i ka respektuar, Serbia nuk e ka respektuar as parimin kryesore në fillim që është dashtë ta hjek nga Kushtetua e vet Kosovën si pjesë të saj për të filluar bisedat. Kanë qenë këto floskula politike me qëllim të tërhiqet vëmendja nga çështja kryesore dhe kjo ka qenë diskutimi për marrëveshjen ndërkombëtare”, ka shtuar Baraliu.

Shala: Nuk specifikohet qartë kthimi në institucione pas dorëheqjes

Dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, vetëm sa po i humb të arriturat që janë bërë në procesin e dialogut.

Ndërsa, për kthimin e tyre nuk ka asnjë ligj që e specifikon qartë se si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Front Online se për këto që po ndodhin duhet të reagojë Bashkimi Evropian, derisa thekson se dorëheqjet e prokurorëve ghe gjyqtarëve nuk janë miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Fatkeqësisht nuk ka diçka specifike. Dorëheqja është akt i vullnetshëm, mirëpo më pastaj dorëheqja duhet të shqyrtohet nga ana e KGJK-së, dhe nëse aprovohet duhet të shkoj tek presidentja e Republikës, por në stadin aktual që jemi KGJK dhe KPK ende nuk i kanë pranuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb dhe për këtë arsye duhet shikuar se si do të vendosin këto të fundit dhe duhet të gjejnë zgjidhje”, ka thënë ai.

Hoxha: Nuk e lejon ligji që policët e dorëhequr të rikthehen

Për kthimin e zyrtarëve policor në institucionet e Kosovës për Front Online ka folur ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha.

Hoxha, ka thënë se ligji nuk iu lejon që të kthehen.

Por se sipas tij, kjo mund të ndodhë me ndonjë marrëveshje në Bruksel, derisa ka shtuar se nëse kjo ndodhë nuk është hera e parë që po shkelet ligji dhe krejt kjo po bëhet si shkak i një kompromisi në Bruksel.

“Për policët dhe gjithë punonjësit e Policisë të cilët kanë dhënë dorëheqje dhe janë larguar prej institucioneve parimisht me ligj nuk e kanë të lejuar që të rikthehen në detyrat e tyre të mëparshme. Por, natyrisht që nuk është hera e parë që shkelja e ligjit po ndodhë si rezultat i një kompromisi në Bruksel”, ka thënë ai, për Front Online.

Ai, ka shtuar se pavarësisht asaj që nuk dihet se a është përfshirë kjo çështje në marrëveshjen e mbrëmshme apo jo, një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

“Prandaj edhe në këtë rast edhe pse ende nuk e kemi parë një marrëveshje të Brukselit dhe nuk e dimë a është përfshirë edhe rikthimi i punonjësve të Policisë në institucionet e Republikës së Kosovës, unë po besoj që ose është përfshirë një gjë e tillë ose së shpejti do të përfshihet dhe ata do të rikthehen në vendet e tyre të punës natyrisht besoj që përveç disa pozitave kyçe që unë besoj që nuk mund të kthehen siç është rasti me drejtorin rajonal të Policisë”, ka shtuar Hoxha.

Dorëheqjet e serbëve erdhën në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës.

Faza e dytë ishte paraparë që të nis nga 21 nëntori dhe parashihte gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe.

Por, e njëjta u shtye për 48 orë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka bëri që në orët e vona të së mërkurës të arrihet marrëveshja për targa.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë