Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsyet e largimit nga VV, Rrahmani përmend nepotizmin, gjendjen në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe “inciativat që cenojnë familjen”

01/10/2024 - 12:01
në Lajme
A A
Arsyet e largimit nga VV, Rrahmani përmend nepotizmin, gjendjen në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe “inciativat që cenojnë familjen”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti Eman Rrahmani sot në një konferencë për media ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrahmani ka treguar për arsyet e këtij vendimi, duke përmendur gjendjen në ekonomi, arsim e shëndetësi, nepotizmin dhe “iniciativat që e cenojnë familjen”.

“Projektkodi civil që me disa dispozita cenon familjen tradicionale, projektligji për shëndetin riproduktiv që legalizon fertilizimin me donim pa identitet të njohur që dërgon në incest e të mos flasim për cenimin e familjes. Lejimi i ndërrimit të gjinisë sipas ndjesisë në projektligjin për gjendjen civile madje edhe tek fëmijët si dhe shumë aktivitete në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit na kanë obliguar që të bashkohemi dhe të mendojmë dhe të veprojmë rreth angazhimit politik për familje. Vazhdimi i ikjes së të rinjve, familjeve, puëntorëve profesionistë dhe kategorive tjera shoqërore është bërë barrë e madhe që po e rëndon Kosovën. Mosngritja e koeficientit të pagave në sektorin publik, paga e ulët minimale, vazhdimi i nepotizmit dhe shumë dukuri tjera gjatë kësaj periudhe që jemi munduar të japim kontributin tonë përmes amandamentimeve në komisione, asnjëherë nuk kanë gjetur nga subjekti politik por as nga grupi ynë parlamentar. Vazhdimi i moszhvillimit të përmirësimit në ekonomi, arsim e shëndetësi kanë qenë problemet kryesore që kanë vazhduar ta vështirësojnë jetën e qytetarëve. Për gjatë më shumë se tri viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa që cenojnë familjen tradicionale në vendin tonë. Për këtë dua të falënderoj secilin deputet për qëndrueshmërinë e treguar dhe ruajtjen e kauzës së familjes. Përkundër tentativës se pushtetit për të krijuar narrativën se këto ligje janë kushte për integrime evropiane, këto nuk kanë qenë kushte asnjëherë për asnjë vend dhe nuk do të jenë as për Kosovën. Këto ligje kanë qenë të papranueshme për pothuajse të gjitha vendet e rajonit por edhe për një pjesë të madhe të shteteve evropiane që edhe sot nxjerrin ligje për ruajtjen e familjes dhe fëmijëve. Duke e parë këtë situatë nga sot unë dhe deputeti Visar Korenica nuk do të jemi pjesë e LVV pasi tashmë është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, ka thënë ai.

Rrahmani tha se mbështetjen për mbrojtjen e kësaj “kauze” e gjetën nga Partia e Drejtësisë dhe se më pas atyre iu është bashkuar edhe AKR’ja.

“Sot ky koalicion përfaqësohet nga shefi i shtabit të AKR’së, Bejtush Gashi”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë