Ministria e Drejtësisë ka publikuar sot një listë të noterëve që janë emëruar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Por e veçanta e emërimit të këtyre noterëve është se sot ministria Albulena Haxhiu ka emëruar noter edhe në Mitrovicën e veriut, raporton VeriuInfo.
Juristi mitrovicas Artan Osman është noteri i emëruar në Mitrovicën e veriut, ku tash e tutja edhe ky qytet do të ketë noter, ashtu siç kishin noter qytetet tjera deri më sot.
Artan Osmani momentalisht ushtron detyrën e sekretarit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit të Mitrovicës, pozitë nga e cila tash duhet të heq dorë për të vazhduar karrierën si noter në Mitrovicën e veriut./VeriuInfo













