Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arteta i zhgënjyer me vendimin e penalltisë nga arbitri: E vështirë të pranohet

07/11/2024 - 14:40
në Sport
A A
Arteta i zhgënjyer me vendimin e penalltisë nga arbitri: E vështirë të pranohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mikel Arteta është shfaqur i zhgënjyer me vendimin që ti jepet penallti Interit nga një prekje me dorë pa qëllim, derisa ka thënë se kjo është “shumë e vështirë të pranohen”, derisa Arsenal humbi ndaj Inter Milan në Ligën e Kampionëve

Arsenal humbi 1-0 ndaj Inter Milan pas një penalltie të shndërruar në gol nga Hakan Calhanoglu në pjesën e parë, dhe Mikel Arteta nuk ishte i kënaqur me gjykimin e arbitrit në këtë ndeshje.

Gunners dominuan gjatë ndeshjes në San Siro, por megjithatë, nuk mundën ta shmangin humbjen. Penalltia u dha pasi Mikel Merino bëri një prekje të topit në zonë pa qëllim. Arteta ka shpërthyer duke thënë se ekipi i tij është dëmtuar nga gjykimin për këtë penallti të diskutueshme, duke kërkuar gjithashtu një penallti për Arsenalin që nuk u dha kur Yann Sommer goditi me dorë kokën e Merino gjatë një përpjekjeje për të goditur topin.

“Nuk kuptoj. Nuk ka asnjë rrezik. Nuk mund të reagonin sepse topi ishte shumë afër. Na thanë në fillim të sezonit që kjo nuk ishte penallti. Kjo ishte e qartë. Sot ishte një histori tjetër. Por, OK, ata vendosën se është penallti”, tha Arteta pas ndeshjes.

“Por, nëse kjo është penallti, atëherë penalltia ndaj Mikel Merinos, ku ai goditet në kokë nga portieri, duhet të ishte penallti, 1000 për qind. Këto janë margjinat në këtë lojë dhe është shumë, shumë e vështirë të pranohet. Jam jashtëzakonisht i frustruar sepse këto janë dy vendime që shënuan rrjedhën e lojës. Fatkeqësisht, nuk mund të bëjmë asgjë. Duhet ta pranojmë dhe të shkojmë përpara.”

Arsenal pati dominim të dukshëm në ndeshje, duke pasur 63% të posedimit të topit dhe duke goditur 20 herë në portë, krahasuar me vetëm 7 goditje të Inter. Nerazzurri kishte vetëm një goditje në portë, që erdhi nga penalltia e Calhanoglu.

“Kjo është mënyra se si dua ta shoh ekipin tim. Nga të gjitha ndeshjet e mëdha që kemi luajtur në Evropë, kjo është pa dyshim më e mira që kemi luajtur gjatë viteve të fundit…”, tha ai.

“Nuk i kam parë të luajnë në Evropë siç e bënë sot. Dhe jemi shumë të zhgënjyer sepse nuk morëm atë që doja nga kjo ndeshje, kjo është e sigurt.”

Arsenal do të luajë ndaj Chelseas në një ndeshje shumë të rëndësishme më 10 nëntor, duke kërkuar të ndërpresin serinë e tyre prej tre ndeshjesh pa fitore në Premier League. Arteta ka shprehur besimin e tij se Gunners kanë mundësinë të fitojnë në Stamford Bridge. “Nëse luajmë siç luajtëm këtu, kemi një mundësi të mirë për të fituar ndaj Chelseat. U thashë se jam krenar për ta, me lojën që kanë bërë”. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Për tre minuta, dy gola – Spanja drejt finales së Ligës së Kombeve
Sport

Për tre minuta, dy gola – Spanja drejt finales së Ligës së Kombeve

05/06/2025 - 21:36
Yamal sfidon Francën në gjysmëfinale – Barcelona ka një ‘Messi të ri
Sport

Yamal sfidon Francën në gjysmëfinale – Barcelona ka një ‘Messi të ri

05/06/2025 - 21:14
Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet
Sport

Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet

05/06/2025 - 17:48
Foda për ndeshjet e qershorit: Nuk duam eksperimente, duam fitore
Sport

Foda për ndeshjet e qershorit: Nuk duam eksperimente, duam fitore

05/06/2025 - 17:34
Shitën bileta për Shqipëri-Serbi me çmim disa herë më të lartë, 3 të arrestuar
Sport

Prangosen tre persona, dyshohet se shitën në të zezë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi

05/06/2025 - 13:53
Pajisje anti-dronë, 5 vjet burg për shkeljet – publikohet plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Pajisje anti-dronë, 5 vjet burg për shkeljet – publikohet plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

05/06/2025 - 13:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1432 Shpërndaje
    Shpërndaje 573 Tweet 358
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë