Marshit për drejtësi i bashkohet edhe partia “Ideal”, në Skenderaj, shkruan Veriu.info.
Kështu ka njoftuar drejtuesi i ‘Idealit’, Nuredin Lushtaku në facebook.
Postimi i plotë:
Me IDEALIN e UÇK-së MARSHOJMË PËR DREJTËSI
Liria ka emrin dhe themelet e saj!
Sot, si gjithherë nga aty ku festojmë, urojmë për çdo festë, pikërisht nga aty ku liria ka themelet e saj, po i shprehim qëndrimet tona se jemi po ata që ishim idealist dhe të besatuar për drejtësi dhe vetëm drejtësi.
Ishim dhe jemi kundër kësaj “krijese” të padrejtë e cila u ngrit në kurriz të atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë, në kurrizin e gjësë më të shenjët dhe më të shtrenjët që e kemi si popull dhe si komb, mbi tri shkronjat e arta të UÇK-së.
Çlirimtarët nuk mund të jenë kriminel dhe aq me pak ndërmarrje e përbashkët kriminale sepse ata qëllim të vetëm dhe kryesor e kishin çlirimin nga okupatori gjërat tjera as që ekzistonin në mendjet e asnjërit sepse pikësynimi ishte çlirimi dhe liria.
Kriminelet shetisin të lirë në Serbi ndërsa çlirimtarët tonë po mbahen padrejtësisht prapa grilave.
E kemi ditur që çmimi i lirisë është i shtrenjët dhe liri pa gjak nuk ka, por që kjo liri do t’i prangos ata që më së shumti bënë dhe sakrifikuan për të, asnjëherë se kemi menduar.
Liri dhe drejtësi për çlirimtarët tonë për luftën e shenjët dhe të drejtë të UÇK-së!
E DIEL, 2 PRILL, ORA 14:00
N.L












