Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se ekipit të PDK-së në kryeqytet i bashkohet edhe këshilltarja komunale Berna Saraçi, raporton Gazeta Blic.
Sahatçiu tha se po ndjehen shumë të plotësuar si ekip kur shikojnë që vizioni i “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë.
“Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi” shkruan Sahatçiu krahas fotografisë.
Berna Saraçi më herët ka qenë asambleiste nga radhët e LVV-së.
Postimi i plotë:













