Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se është asfaltuar rruga “Hillari Klinton”.
Pas përfundimi të seancës në Kuvendin Komunal, Ferizi doli në teren për të parë nga afër asflatimin e rrugës në fshatin Doberllukë, raporton “Veriu.info”.
Postimi i plotë
ASFALTOHET RRUGA “HILLARI KLINTON”
Pas seancës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u miratua Statuti, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi doli në terren. Ai ishte në fshatin Doberllukë, për të përcjellur nga afër asfaltimin e rrugës “Hillari Klinton”.
“Realizimi i projekteve po vazhdon me intensitet të shtuar, ndërsa punët në dobi qytetarëve do të kryhen sipas dinamikës dhe me standarde”, – shkroi Kryetari Idrizi në njoftimin e tij për asfaltimin e rrugës “Hillari Klinton”.
#vazhdojmë/Veriu,info













