Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AShAK: Konferenca e Bujanit ishte fuqizim i popullit për shtet-formim të Kosovës

05/04/2024 - 15:10
në Lajme
A A
AShAK: Konferenca e Bujanit ishte fuqizim i popullit për shtet-formim të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë mbajtur të premten konferencën shkencore “Roli i konferencës së Bujanit në procesin e shtet-formimit të Kosovës.

Në dy seancat e mbajtura të kësaj konference është paraqitur roli i Konferencës së Bujanit për fuqizimin e antifashizmit në Kosovë dhe për domethënien e saj si koncept politik, qëndrimi i aleatëve ndaj Konferencës së Bujanit, si dhe për disa ngjashmëri e krahasime të Konferencës së Bujanit me ngjarje të tjera të kohës.

Me këtë rast, anëtari i këshillit organizativ, Frashër Demaj tha se vendimet që janë marrë në Konferencën e Bujanit, janë vendime që ndihmuan popullin shqiptarë për të paraqitur qëllimin e tyre për bashkimin me Shqipërinë.

“I vetmi organizim është Konferenca e Bujanit, 31 dhjetor 1943,1 dhe 2 janar 1944 në mënyrë decidive përmes rezolutës së miratuar unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë të Kosovës, shqiptarët e Kosovës si bëjnë me dije se vetëm me pjesëmarrje aktivë në luftë të armatosur kundër fashistit, mund të realizojnë dëshirën e tyre të kamotshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. … Vendimet që u morën në konferencën ishin faktorë i mobilizimit të popullit shqiptarë për pjesëmarrje në luftë, vendimet e saj patën miratimin e plotë të popullit dhe ndihmuan për mobilizimin e tij dhe zgjerimin e thellimit të luftës së armatosur. vendimet që u morën në Bujan dhe sidomos rezoluta ishin arma dhe argumenti më i fortë për veprimtarët me të anë të cilës vërtetini se komunistët dhe partizanët shqiptarë luftojnë jo vetëm kundër fashizmit por se qëllimi i tyre është bashkimi me gjithë Shqipërinë. … Vendimet e Bujanit ishin një grusht i rëndë si për forcat shoviniste serbe të mëdha ashtu edhe për forcat politike që synonin që Kosovën dhe Shqipërinë të inkorporojnë në kuadër të Jugosllavisë”, tha Rexhepi.

Ndërkaq, kryetari i këshillit organizues, Jusuf Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit i ka përfunduar me sukses punimet e saj dhe se kjo gjë e ka shqetësuar pushtetin okupues. Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit do të mbetet gjithmonë ngjarje frymëzuese e kërkesave të e popullit shqiptar.

“Çështja e Kosovës si një çështje kombëtare shqiptare po merrte gjithnjë e më shumë vëmendjen e forcave politike në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në jugosllavi. 39:47 Konferenca i përfundoi me sukses punimet e saj, ajo përveç jehonës pozitive dhe reflektimit afirmativ për zhvillimet e luftës antifashiste në Kosovës dhe jashtë saj, e shqetësoi pushtetin okupues. Ai pa kaluar një muaj organizon ofensivën e dimrit e cila solli pasoja negative për luftën në Malësi dhe në Kosovës….. Pavarësisht situatave të mëvonshme të Konferencës së Bujanit nga strukturat partiake të pushteti jugosllav si dhe aneksimit të dhunshëm të Kosovës, në Serbi dhe Jugosllavi me datën tetë dhe dhjetë korrik 1945, në Konferencën e Prizrenit do të mbetet ngjarja më frymëzuese me flakën e saj ndriçuese dhe në të gjitha proceset dhe kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha Bajraktari.

Edhe anëtari i këshillit organizativ, Arsim Bajrami theksoi se Konferenca e Bujanit ka ndodhur në kohën kur Kosova mund të tradhtohej për herë të dytë, sepse u sakrifikua për Shqipërinë Administratave.

“Parimi vetëvendosjes është një parim universal që shqiptarët me shekuj i është mohuar dhe është Konferenca e Bujanit e cila e ka shprehur në mënyre burimore. E dyta është që Kosova historikisht nga 1913 ka qenë një rast i aneksimit të dhunshëm nga Serbia dhe se asnjë argument konstitucional dhe kushtetues nuk tregon që Kosova ka qenë e Serbisë, por gjithmonë territor i aneksuar dhunshëm kundër vullnetit burimorë. …Konferenca e Bujanit ka qenë një moment historik që duhet të kujtojmë….sepse në Konferencën e Bujanit u shpreh për herë të parë vullneti autoktonë burimorë i popullit të Kosovës si shumicë autoktonë si popull që ka qenë liridashës aspirata legjitime që ai të vetëvendosë me tendencën e ligjshme që ai të bashkohet me Shqipërinë. Kjo erdhi në moment të caktuar kur çështja e Kosovës dëshirohej të tradhtohej për herë të dytë, sepse u lë anash në konferencën e ambasadorve, ku Kosova u sakrifikua për Shqipërinë administrative dhe jugosllavi përgatitë të laborante edhe një herë Kosovën në mënyrë tinxare”, tha Bajrami.

Konferenca e Bujanit doli nga kjo konferencë me një dokument përfundimtar me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkuar me Shqipërinë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë