Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Askush s’do të pranojë më refugjatë ukrainas për shkakun tim”, flet ukrainasja që ndau çiftin që e strehoi

24/05/2022 - 09:18
në Lajme, Ndryshe
A A
“Askush s’do të pranojë më refugjatë ukrainas për shkakun tim”, flet ukrainasja që ndau çiftin që e strehoi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një refugjate ukrainase në qendër të një trekëndëshi dashurie në Britani, flet e përlotur me mediat duke insistuar se “nuk jam një prishëse familjesh”.

29 vjeçari Tony Garnett dhe bashkëshortja e tij Lorna të cilët kanë dy vajza, pranuan të strehonin në shtëpinë e tyre 22 vjeçaren ukrainase Sofiia Karkadym, për të bërë “detyrën” e tyre në ndihmë të refugjatëve.

Por dhjetë ditë më vonë Lorna me të drejtë akuzonte bionden se ‘ia kishte vënë syrin’ burrit të saj.

Pas një debati të shkurtër Sofiia kishte mbledhur plaçkat dhe u largua, por Lorna mbeti e shtangur kur bashkë me refugjaten doli nga dera edhe bashkëshorti i saj për ta ndjekur.

Sofiia, e cila u largua nga Lviv drejt Polonisë prej luftës me Rusinë, tha për të përditshmen britanike The Sun: “Nuk jam prishëse familjesh, janë gënjeshtra”.

“Nuk kisha menduar kurrë të hyja në shtëpinë e tyre për të vjedhur Tony nga Lorna.

“Mua më pëlqente familja. Kaloja shumë kohë me Lorna dhe përpiqesha ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra”

“Dyshimi i saj i vazhdueshëm dhe tensioni, na nxiti të afroheshin më shumë me Tony.”

“Është faji i saj që u krijua kjo situatë”.

Sofiia tregon sesi tani e akuzojnë se veprimet e saj po bëjnë që familjet britanike të mos pranojnë refugjatë nga Ukraina.

Ajo tregon më tej: “Prindërit e mi thonë se u vjen turp prej meje dhe nuk dalin dot jashtë”.

“Ata thonë se tani prej asaj që bëra unë asnjë familje në Britani nuk do të pranojë refugjatë nga Ukraina”.

Sofiia insiston se nuk kishte pasur asnjë mes saj dhe Tony derisa ata dolën nga shtëpia e çiftit në Bradford, në veri të Britanisë.

Familja kishte marrë Sofiia-n për të bërë “pjesën e tyre” për të ndihmuar refugjatët, ndërsa Tony tregonte me herët se u lidh shpejt me të, madje dhe dy bijat e tij gjashtë e tre-vjeçare e pëlqenin.

Tony, i cili flet gjuhën sllovake me të cilën merret vesh me ukrainasen, thotë se kjo situatë e kishte lënë gruan e tij duke mos kuptuar se cfarë po ndodhte.

“Në fillim ia kalonim mirë por më pas e shihja që Lorna po bëhej xheloze dhe e zemëruar me të”, tregon Tony duke shtuar se më pas Sofiia shkonte me të në palestër dhe kur ishin në shtëpi bëheshin gjithnjë e më të afërt fizikisht.

“Kur ishim në shtëpi gjenim shkaqe për t’u prekur ose përplasur me njëri-tjetrin. Megjithse në fillim ishte e pafajshme nisën të lindnin debate”.

Lorna me të drejtë i kishte kërkuar një zgjidhje për situatën e pakëndshme derisa debati kishte ardhur në pikën e largimit të ukrainases nga shtëpia.

Sofiia, e diplomuar ne Kyiv per IT, refuzonte gjithashtu pretendimet e Lorna se vishte gjithnjë bluza të hapura dhe mbante makiazh sa herë ishte koha që Tony kthehej nga puna.

JU REKOMANDOJMË

“Open Balkan” mollë sherri për shqiptarët
Lajme

Kurti: “Ballkani i Hapur” s’do të ketë sukses, nuk krahasohet kurrë Tirana me Beogradin e as Rama me Vuçiqin

27/06/2022 - 23:00
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Lajme

Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici

27/06/2022 - 22:37
Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën
Lajme

Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën

27/06/2022 - 22:04
Kurti shumë i vendosur, ja çka paralajmëron nëse ka referendum ilegal të Serbisë brenda Kosovës
Kryesore

Kurti i numëron marrëveshjet e mira të dialogut me Serbinë

27/06/2022 - 21:48
Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO
Lajme

Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO

27/06/2022 - 21:37
Pranoi mijëra euro ryshfet nga bizneset, vihet në pranga zyrtari i ministrisë
Lajme

Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë

27/06/2022 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    339 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • “Qe kjo qika tradhtare” – Burri nga Prizreni publikoi video në YouTube duke kryer marrëdhënie me ish-gruan, por e keqja i ndodhi në fund 

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ministri Murati merr një vendim për pensionistët

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Lajm i keq: Shtrenjtohet sërish buka në Kosovë, bëhet 60 cent

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandaloze/ Polici nga Gjakova arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info