Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës

21/03/2024 - 11:47
në Lajme
A A
Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka anuluar konkursin për drejtor ekzekutiv në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pasi që nuk kishte aplikuar asnjë kandidat.

“Për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidat, anulohet pjesërisht Konkursi Publik me nr.prot. 496 i datës 09.02.2024, pozita nr.1 “Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Konkursi për tre drejtorë të përgjithshëm në tri spitale rajonale, në atë të Mitrovicës, Ferizajt dhe të Gjakovës, ka qenë i hapur nga 9 shkurti deri më 9 mars 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, ShSKUK i ka publikuar emrat e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar garën për drejtor të përgjithshëm në Spitalin e Ferizajt dhe atë të Gjakovës.

Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se në konkursin për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, kriteret i kanë plotësuar: Gzim Shala, Jeton Zeqiri si dhe Ragip Bytyqi.

Ndërsa, për këtë pozitë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, kriteret i kanë plotësuar: Hilmi Shala, Afrim Dervishi dhe Besart Gashi.

ShSKUK kishte përmirësuar kriteret e konkursit për drejtor të spitaleve, të cilat kritere i kishte vendosur në kundërshtim me statutin e saj, teksa i ka quajtur si “gabime teknike”.

Kjo pasi, fillimisht, në kriteret e këtij konkursi, thuhej se kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë së paku katër vite përvojë profesionale, prej tyre dy në pozita udhëheqëse, i cili kriter ishte në kundërshtim me Statutin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Tek kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar, është bërë një gabim teknik sa i përketë përvojës së punës. Menjëherë pasi kemi vërejtur këtë gabim teknik, Sektori i Burimeve Njerëzore ka lëshuar njoftimin me të cilin ka plotësuar – ndryshuar nga: së paku katër (4) vite përvojë pune profesionale, prej tyre dy (2) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti); ndryshohet në së paku gjashtë (6) vite përvojë pune profesionale, prej tyre tre (3) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti) “, thuhej në përgjigjen e ShSKUK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë