ër asociacionin.Marveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen, në këtë rast duke respektuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gaxherri.
Gaxherri shtoi se kryeministri Kurti duhet t’ju shpjegojë qytetarëve që akuzat mbi Zajednicën, sipas saj kanë qenë mashtri,
“Kryeministri Kurti është futur në kurthin të cilin ia ka bërë vetes. Ai duhet t’ju shpjegoj votuesve të vetë se kauza mbi Zajednicën ka qenë mashtrim.Çeshtjet nacionale, kryeministri duhet ti diskutoj me liderët opozitarë dhe të jetë në shërbim të Kosovës e jo në ndikim të reagimeve elektorale”, tha Gaxherri.
Ndërsa, njohësi i çështjeve poltike, Dritëro Arifi thotë se plani franko-gjerman duhe të pranohet , por Qeveria e Kosovës të negocion në pikat më të rëndësishme.
“Nuk duhet të dyshohet në planin franko-gjerman, por të negociohet në pikat që ne mendojmë se mund të arrijmë më shumë, pra këtu duhet të jetë pozicioni i Kosovës në çështjen e këtij plani”, tha Arifi.
Arifi për GazetaBlic shtoi se, Qeveria Kurti është e papërgjegjshme dhe sipas tij Asociacioni i komunave me shumicë serbe po formohet nga Ambasada Amerika.
“Asociacioni po formohet nga Ambasada Amerikane për fat të keq, një Qeveri e papërgjegjme ia transmetoi të gjithë rolin ekzekutiv kësaj ambasade.
Ambasada amerikane e ka marrë, si obligim edhe vendor dhe ndërkombëtar formimin e Asociacionit”, tha Arifi.
“Qeveria e Kosovës në këtë rast është e ‘përjashtuar’ dhe e anashkaluar nga ky proces”, tha ai.
Arifi thotë se duke marrë parasysh rrethanat gjeo-politike, marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të arrihet shumë shpejt.
“Partnerët evropian janë të gatshëm të lëvizin me hapa të mëdhenjë, për shkak të komplikimit të situatës në Ukraninë. Këtu mund të shohim se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet më shpejt se ne e kemi menduar”, tha Arifi.












