Atë që nuk e bëri komuna e Mitrovicës ka vendosur ta bëjë një bashkëatdhetar nga fshati Vidishiq.
Rruga e fshatit Vidishiq që dërgon tek varrezat e këtij fshati ka qenë e pakalueshme, madje edhe pas shumë kërkesave të banorëve në komunën e Mitrovicës të njëjtit nuk kanë marrë një përgjigje pozitive, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas banorëve komuna u ka thënë se nuk kanë fonde të mjaftueshme.
Andaj bashkëatdhetari Arben Trepça ka vendosur që rregullojë rrugën me fonde personale.
Pamje nga fillimi i punimeve:















