Sot gjatë ditës në media u publikua një përgjim i Albulena Haxhiut nga një mbledhje e partisë ku ajo kishte treguar se arsyeja e dorëheqjes së saj nga kryesia lidhej me pagën, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Përgjimi përfshinë periudhën e vitit 2018 kur ndodhi krisja më e madhe e LVV-së, partisë që tani është në pushtet.
Në këto audio-incizime dorëheqjen nga mbledhja e LVV-ja ku Albulena Haxhiu e konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.
“Dorëheqja ime në shtator nuk ka qenë publike, i kam treguar vetëm kryesisë, as arsyetimin nuk e kam shkruar aty, sepse nuk kam dashur që diçka të dalë jashtë. Nuk kam dashur që çështjet e brendshme të dalin jashtë, ajo ka ardhur pas një vendimi në kryesi për çështjen e pagave”, dëgjohet duke thënë Albulena Haxhiu, e cila atë kohë ishte deputete.
Në këtë audio-incizim ndëgjohet edhe Glauk Konjufca tek ia bënte bajat Albulena Haxhiu duke i thënë se kjo nuk është tema për të cilën jemi mbledhur, teksa Haxhiu fliste për dorëheqjen e saj.
“Qikjo nuk është relevante shumë për çështjen të cilën po diskutojmë, këto hesape i qërojmë një ditë” dëgjohej Konjufca./Veriu.info
Audio-incizim i siguruar nga Demokracia.com












